Zgjedhja e Papës së ri, mblidhen Kardinalët
Kardinalët e Kishës Katolike nga e gjithë bota do të mblidhen në Romë për të nisur procesin për zgjedhjen e Papës së ardhshëm. Kolegji i Kardinalëve do të mbajë bisedime të përditshme që do të çojë në një konklavë që do të zgjedhe Papën e ri.Procesi zgjedhor vjen pasi Papa Benedikti XVI dha dorëheqjen pas gati tetë vjet duke udhëhequr 1.2 miliardë katolikë në botë.Ai ishte Papa i parë që dha dorëeheqjen në 600 vjet.Në takimin e sotëm në mëngjes mes kardinalëve, të njohur dhe si princat e Kishës, do të diskutojnë sfidat e ardhshme të Kishës dhe të zbulojnë kandidatët e mundshëm për Papë. Konklava pritet të mbahet në Kapelën Sistine javën e ardhshme.115 zgjedhës kardinale, ato nën moshën 80 vjeç do të marrin pjesë në votimin e fshehtë për të zgjedhur Papën e ri përpara pashkëve më 24 Mars.Benedikti 85-vjeçar zyrtarisht la detyren si Papa në orën 20:00 të premten.Ai u largua nga për të qëndruar në Castel Gandolfo, afër Romës. Ai ka premtuar "bindje të pakushtëzuar dhe nderim" për pasuesin e tij.