Samaras-Erdogan:Vendosim zhvillimin në shërbim të paqes
Tërësinë e çështjeve që kanë të bëjnë me të dy vendet, me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, diskutuan kryeministrat e Greqisë e të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Antonis Samaras, në takimin e tyre në Stamboll.Në deklaratat e përbashkëta pas takimit, Erdogan iu referua çështjes së zonave ekskluzive ekonomike duke thënë se të dy ndanë bindjen e përbashkët bazuar në parimin e zgjidhjes me dobi reciproke, dhe se bënë hapa në çështjen e ZEE-ve në mesdheun Lindor."Greqia dhe Tuqia janë vende fqinje dhe realizojnë detyrimet e tyre, sepse fqinjësia kadetyrime . Shqyrtuan atë se çfarë është bërë si dhe atë që mund të bëhen. Në 2010 kishim shkëmbime tregtare me vlerë 5 miliardë dollarë, por bilanci është në disfavor të Turqisë, kemi arritur ta rritim në 6,5 miliardë dhe kemi objektiv ta dyfishojmë" theksoi Erdogan.Kryeministri grek, Antonis samaras i mëshoi fort cështjes së zonave ekskluzive ekonomike por tha se nuk është momenti i përshtatshëm për t'u futur në detaje."Greqia ruan të drejtën e vet që buron në të drejtën ndërkombëtare" theksoi SamarasSipas mediave takimi u karakzterizua në përgjithësi nga fair play reciptok, si dhe nga përpjekja për t'u promovuar çështje që ndihmojnë përmirësimin e marrëdhënieve të të dy vendeve dhe të lenë në plan të dytë mosmarrëveshjet që të dy palët e pranojnë se ekzistojnë.Samaras tha se me gjithë krizën, Greqia është një faktor i qëndrueshëm për paqen dhe sigurinë në rajon. Objektivi i takimeve është ndërtimi i fqinjësisë së mirë dhe përpjekja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. për kryeministrin grek çështja e shelfit kontinental do tu u lihet takimeve të rregullta të ekspertëve dhe se Greqia është e përkushtuar në të drejtën ndërkombëtare dhe koventat ndërkombëtare.