Itali, policia sekuestron 450 mil Euro të mafias
Policia italiane sekuestroi një pasuri prej 450 milionë Eurosh dhe arrestoi 20 persona, pjestarë të mafies ditën e Martë.Në kuadër të një operacioni madhor kombëtar kundër mafies, policia Italiane ka bllokuar dhe disa kompani dhe një fshat turistik.Hetimet që çuan në këto arrestime, nisën në vitin 2008, me subjekt rrjetin e “Ndraghetës” dhe aktivitetin e krimit të organizuar në aktivitetet turistike në Kalabri.Mediat italiane transmetojnë se, midis të arrestuarve ka edhe disa shtetas spanjollë si dhe një person i dyshuar për lidhje me organzatën irlandeze të IRA-s, e konsideruar si terroriste nga qeveria britanike, SHBA dhe shumica e vendeve europiane.Duket se hetimet kanë nxjerrë në dritë ekzistencën e një rrjeti të gjerë dhe kompleks ndërlidhës midis disa kompanive që mbulonin e pastronin paratë e aktivitetit të mafies, me kompani dhe biznese të tjera jashtë vendit.Midis lidhjeve më të forta, besohet se janë ato të drejtuesve të "Ndraghetës", familjes mafioze që komandon në Kalabri, me sipërmarrës të fuqishëm spanjollë.