Netanyahu: Irani po rimerr kohë për ndërtimin e bërthamorëve
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani është duke përdorur bisedimet bërthamore me fuqitë botërore për të "marrë kohë" dhe për të vijuar ndërtimin e një bombe bërthamore.Deklaratat Netanyahut vijnë pas bisedimeve të fundit në Kazakistan mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që përfunduan pa ndonjë rrugëdalje.Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak, në një fjalim në Uashington drejtuar Komitetit amerikano –izraelit, i përsëriti dyshimet e Netanyahut se diplomacia botërore do të mund të ndalë ambiciet bërthamore të Iranit.Mediat iraniane kanë raportuar se vendi kishte ndërtuar rreth 3000 centrifuga për pasurimin e ri të avancuar të uraniumit, një zhvillim që mund të përshpejtojë projektin bërthamor.Bllokadat ndërkombëtare dhe ndryshimet e afateve kohore pritet të dominojnë vizitën e presidentit amerikan Barak Obama në Izrael në fund të këtij muaji.