Gjesti zemërmirë i burrit që blen tufën me trëndafila në tren dhe i shpërndan falas
Kjo video ngushëlluese tregon momentin kur një burrë blen të gjithë koleksionin me trëndafila dhe i thotë shitëses për t’i dhuruar ato falas në tren.Gruaja ishte duke shitur trëndafila në trenin e mbushur plot, në momentin kur burri iu afrua asaj për ta pyetur se sa kushtonin.Shitësja e luleve i tha se kishte 140 trëndafila dhe se ishte duke i shitur me 1 dollar secilin.Burri zemërmirë e la të habitur më pas gruan kur nxori nga xhepi i tij 140 dollarë dhe ia dha gruas.Megjithatë, në vend që ai të merrte lulet, e urdhëroi atë për t'i shpërndarë ato jashtë falas.Ai i tha: “ Ju duhet që tua jepni atyre jashtë. Mos shit asnjë prej tyre. Jepjau të gjithëve atyre larg… më premton që do t’i dhurosh ?Gruaja menjëherë filloi të qante, dhe vazhdoi edhe për disa minuta pasi burri zbriti nga treni.Më pas ajo thirri me zë të lartë: “Nëse ndokush dëshiron një trëndafil, mund të vijë dhe ta marrë një”.