Njerëzit më me ndikim në botë në festën vjetore të revistës TIME
Disa prej 100 personave më me influencë në botë, sipas klasifikimit të revistës Time, pozuan në tapetin e kuq me rastin e festës vjetore të revistës në Time Warner Center në Nju Jork.Lista e 2015, publikuar të premten e kaluar, përfshin 40 femra, një më pak se rekordi i vititt të kaluar të grave, ku ishin 41. Mes femrave më me ndikim në botë për këtë vit janë ylli i kinemase Emma Watson, diplomatja amerikane Samantha Pauer dhe indianja Çanda Kochar.Stilistja amerikane Diane von Furstenberg u rendit nën kategorinë ikonë. Ajo ka veshur me fantazinë dhe talentin e saj shumë gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1974.Ajo thotë se ka qenë nëna e saj frymëzimi dhe ndikimi më i madh."Por unë mendoj se është e rëndësishme. Roli im është të fuqizojë gratë, dhe këtë e bëj përmes modës dhe filantropisë gjithashtu. Unë dua që çdo grua të jetë gruaja që ajo do të jetë,” u shpreh stilistja e famshme.Revista ka vlerësuar Marin le Pen, lideren e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar i Francës, si një nga udhëheqëset më me ndikim të botës."Kjo është një konfirmim i lëvizjes së madhe politike, e ideve të mëdha politike që unë sjell, që janë të njohura dhe që janë kuptuar si forcë e së ardhmes, si një forcë që ka gjasa për të shkundur status quo-në që ekziston sot, jo vetëm në Francë por edhe në Evropë, " u shpreh ajoLe Pen është radhitur nga TIME në një kategori me presidentin amerikan Barack Obama, presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping.Në kategorinë e artistëve më me influencë TIME ka klasifikuar aktoren Julianna Margulies dhe komedianin britanik John Oliver, i cili tha për Reuters se nuk e dinte që kishte ndikim në botë."Ndjehem si mashtrues. Më duket sikur jam emëruar kardinal në kishën katolike pa pasur asnjë kualifikim për atë post,” u shpreh ai.Aktorja transeksuale Laverne Cox dhe balerina amerikane Misty Copeland janë nderuar si pionerë nga revista.Cox u shpreh mirënjohëse ndaj TIME, duke deklaruar se komuniteti që ajo përfaqëson mund të jetojë hapur, me respekt dhe dinjitet në shoqëri.