Selena Gomez e lumtur me format e saj : Më pëlqen të jem e lumtur me veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2015, 13:37
Selena Gomez po hedh poshtë të gjitha kritikat e bëra karshi peshës së saj. Ne mendonim se këngëtarja dukej e mrekullueshme me bikini në plazh, por duket se jo të gjithë kanë menduar kështu.Tani ajo po i mbyll gojën të gjithëve urryesve të saj me një foto në Instagram.22-vjeçarja po kalon për mrekulli pushimet e saj në Meksikë. Më 16 prill këngëtarja u fotografua me bikini rozë ku dhe mori disa kritika për pamjen e saj trupore.Por këto zëra nuk e kanë prekur atë, duke treguar nëpërmjet një fotoje në Instagram se sa krenare ndihet për trupin e saj.