Indi, babai nxjerr në shitje veshkën për të shpëtuar fëmijët obezë
Një baba i varfër ka zbuluar planin e tij për të shitur veshkën në mënyrë që të fitojë para për një trajtim jetë-shpëtues për tre fëmijët e tij obezë.Motrat Yogita Rameshbhai, 5 vjeç, dhe Anisha, 3 vjeç, dhe vëllai i tyre 18 muajsh Harsh, janë ndër fëmijët më të shëndoshë në botë. Ata peshojnë përkatësisht 34kg, 48kg dhe 15kg. Ushqimi që ato konsumojnë në një javë është i barabartë me ushqimin që hanë 2 familje bashkë në një muaj. Tani babai i tyre Rameshbhani Nandëana, 34 vjeç, nga India, po planifikon të shësë veshkën për të fituar para për t’i trajtuar fëmijët tek specialistët
Ai tha : “Nëse fëmijët e mi vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë do të kenë probleme me shëndetin. Jemi të frikësuar se mos ata vdesin”.Yogita dhe Anisha hanë 18 krepa, 3 pjata oriz, 2 tasa me lëng mishi, 6 pako me patatina, 5 pako biskota, 12 banane dhe një litër qumësht në ditë.Uria e tyre ekstreme shtyn mamanë Pragna Ben të harxhojë pjesën më të madhe të kohës duke gatuar për ata.“Uria e tyre nuk mbaron kurrë. Ato kërkojnë ushqim gjatë gjithë kohës dhe qajnë e ulërasin nëse nuk i ushqej. Gjithmonë ndodhem në kuzhinë duke gatuar për ata”.
Babai i tyre fiton 35 dollarë në muaj, por kjo është një shumë e pamjaftueshme për të blerë ushqim mjaftueshëm për fëmijët. Ai shpenzon rreth 110 dollarë në muaj për ushqim sepse thotë që nuk mund t’i lërë ata të vdesin urie.“Nëse nuk kam para ia marr borxh vëllezërve ose shokëve. Sigurohem që t’i ushqej fëmijët kur ata kanë nevojë”.Ai ka shpenzuar 540 dollarë në tre vitet e fundit duke i vizituar fëmijët nëpër doktorë, por pa asnjë rezultat të përmirësuar.“Dua që fëmijët e mi të kenë një jetë normale ashtu si fëmijët e tjerë. Sepse kjo nuk është jetë. Gjëndja e tyre mund të përkeqësohet dhe ato kanë nevojë për trajtimin e duhur”.