Papa Françesku bën thirrje për reagim ndërkombëtar për emigrantët
Papa Françesku i ka bërë thirrje Europës dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar rritjen e numrit të emigrantëve që bëjnë udhëtime të dëshpëruara dhe shpesh vdekjeprurëse përtej Mesdheut.Papa falenderoi Italinë për përpjekjet shpëtuese dhe kërkoi një përfshirje më të gjerë. Mbi 10 mijë emigrant janë shpëtuar javën e kaluar nga rojet bregdetare italiane, por 400 prej tyre u mbytën të hënën.Vitin e kaluar, një rekord prej 170 mijë njerëzish arritën të kalonin në Itali.Shumica e tyre iu larguan varfërisë dhe konflikteve në Afrikë dhe Lindje të mesme.Më herët këtë javë, një zëdhënëse e BE-së tha se situate ishte mjaft e vështirë.Papa foli në takimin e tij të parë zyrtar me Presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella. Ai falenderoi Italinë për mikpritjen e emigrantëve që kërkonin të arratiseshin nga vendi ku i rrezikohej jeta, por shtoi se përfshirja duhet të ishte më e madhe.“Ne nuk duhet të heqim dorë nga përpjekjet tona për të bërë thirrje në nivel të gjerë europian dhe ndërkombëtar,” tha Papa.