Putin: I gatshëm të punoj me Presidentin e ardhshëm amerikan

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e ndajnë "axhende e përbashkët" në shumë fusha, dhe se Moska është e përgatitur të punojë me këdo që zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara, në nëntor të vitit 2016.Zbutja e toneve të Putinit është bërë në një intervistë për Televizionin shtetëror rus, ku Putin deklaroi se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë në shumë fusha si mos përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kundër varfërisë.Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të bëjnë më shumë që ekonomia globale të shndërrohet në më tepër "demokratike, e qendrueshme dhe e balancuar".Megjithatë, Putin ka theksuar se të dy shtetet kanë "mospajtime në disa fusha" dhe ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për tërheqjen e njëanshme në vitin 2002, nga Marrëveshja kundër raketave balistike.Putin i ka sulmuar ashpër SHBA dhe Perëndimin në përgjithësi, për nxitjen e krizës në Ukrainë përmes të ashtuqujturit grusht shteti ndaj ish-udhëheqësit Viktor Yanukovich, një aleat i afërt i Moskës.Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit dhe vendeve të tjera perëndimore arritën një pikë të ulët pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe nga përfshirja e vazhdueshme e Rusisë në konfliktin e armatosur në Ukrainë, gjatë të cilit Moska ka mbështetur rebeletë seperatistë që luftojnë me forcat qeveritare.