Balla: A i ka kërkuar Basha gjyqtarit të çështjes së Xhelal Mizut të shtyjë vendimin? Paloka: Shpifje
Deputeti socialist taulant Balla ka ngritur disa pyetje që e akuzojnë Lulzim Bashën si të përfshira në çështjen gjyqësore të Xhelal Mziut. Balla ngre një pyetje se a e ka takuar Basha gjyqtarin e kësaj çështje për ti thënë që nëse nuk i shpall pafajsinë të paktën të shyjë vendimin deri pas zgjedhjeve.Këtyre pyetjeve i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, të cilat i quan shpifje.Taulant Balla: Dua të sjell sot para jush një fak rrënqethës dhe ky është akuzë direkte për kryetarin e PD Lulzim Basha. E ftoj sot të dalë në publik dhe të deklarojë a ka bërë takim me gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut. A i ka kërkuar Basha gjyqtarit të Xhelal Mziut që nëse nuk shpall pafajsinë të paktën të shyjë shpalljen e vendimit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.Edi Paloka: Nga shpifarakët është më i shpifuri në fakt. Ka vetëm një detyrë në këtë parlament dhe të bëjë këtë që bën. Nuk merremi me të, jemi marrë diku edhe drejtësia është marrë më të. Po sikur të ndodhë ajo që kërkn kryeministri i tij lidhur me shpifjen, kriminalizimin e shpifjes, unë e kam thënë që ky zotëria do përfundonte me burgim të përjetshëm.