Libri komik për senatorin Rand Paul, kandidat për President

Sapo senatori amerikan Rand Paul njoftoi se do të kandidojë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në treg ka dalë një libër i ri komik mbi kandidatin i cili i ofron publikut më shumë informacion mbi të.Në një deklaratë, Presidenti i kompanisë Darren që ka prodhuar librin, Denis thotë se ka qëllim të informojë publikun mbi kandidatët në këtë mënyrë, pra me humor dhe të vërteta, një miks i nevojshëm para zgjedhjeve.Në 24 faqet e tij, libri përshkruan me stil biografik profilin e Paul dhe karrierën e tij politike. Libri është shkruar nga Michael Frizell, i cili e konsideron Paul një figurë interesante në politikën amerikane."Si shkrimtar, gjithmonë më kanë pëlqyer historitë e njerëzve me bindje të forta. Marrëdheniet e tij familjare japin një paraqitje të shkurtër të karakterit të tij dhe qëndrimet kontarversale e bëjnë atë një person të përshtatshëm për librat me kartona”, thotë ai.Paul zyrtarisht shpalli kandidaturën të martën e 7 prillit dhe është republikani i dytë në garën e 2016, pas senatorit Ted Cruz nga Teksas.100 200 300