Vlora Çitaku ambasadorja e re e Kosovës në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2015, 21:08
Kosovë-Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton RTK.
Vlora Çitaku do të pasojë ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili.
Qeveria e Kosovës pritet të dërgojë nominimin e saj në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, për të dhënë një vlerësim këshillëdhënës.
Komisioni pastaj do ta rikthejë edhe njëherë çështjen në Qeveri, në mënyrë që ekzekutivi ta bëjë nominimin. Më pas, sipas procedurës, emri i Çitakut do të shkojë te presidentja Atifete Jahjaga, e cila do të duhet t’i drejtohet Qeverisë Amerikane.
Aktualisht Çitaku është konsull i përgjithshëm i Kosovës në New York.