Nishani në Kalabri, mbyll vizitën dy ditore me arbëreshët
Në mbyllje të vizitës në Kalabri kreu i shtetit Bujar Nishani ka zgjedhur të vizitojë muzeun etnografik të Santa Sofia D'Epiro. Kreu i shtetit rikujtoi figurat e shquara arbëreshe që i japin një vlerë të shtuar historisë së dy vendeve"Trashëgimia e kulturës arbëreshe", ka qenë motoja e takimeve që kreu i shtetit Bujar Nishani ka bërë gjatë vizitës në Kalabri. Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti Nishani rikujtoi figurat e shquara arbëreshe që i japin një vlerë të shtuar historisë mes dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë, mike, siç i cilësoi Nishani.Në përfundim të vizitës dy ditore kreu i shtetit shqiptar zgjodhi të vizitojë muzeun etnografik të Santa Sofia D'Epiro dhe kishën e tij ku shprehu urimet më të mira dhe falënderimet për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore.