"Provimi i vështirë i të qënit baba", rrëfimi ndryshe i Agim Baçit
Agim Baçi vjen në një intervistë ndryshe përballë Blendi Salajt, në "100 Minuta" si baba i dy djemve, duke lënë mënjanë profesionin dhe pasionin si kritik letrar, pedagog, gazetar."Të jesh baba është provim i vështirë, mes asaj që të kanë thënë dhe asaj që je. Eshte përgjegjësi jo vetëm për ti siguruar të ardhurat, por për tu bërë qytetarë të mirë" thotë Agim Baçi duke rrëfyer dhe për letrat publike drejtuar të birit çdo fillim viti dhe që nisin me "I dashur Amar""E kam rrokur tim bir, të madhin kur nisi shkollen dhe i kam thënë: Çfare do te ndodhë, kushdo të mos kuptojë, cfarëdo të humbësh do vish tek mua dhe unë do të të dëgjoj. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa ti"Përvoja e jetuar dhe kaluar me dy djemtë e tij të lindur "të privuar nga një zemër e shëndoshë", dhe më pas ndërhyrjet kirurgjikale e nxitën të hapë shoqatën "Një botë një zemër". Shoqata i vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë për kirurgji pediatrike."Duhet qetësia dhe të mos dorëzohesh. Sot që flasim më duket sikur s'më kanë ndodhur mua. 250-300 raste në vit janë lindje të fëmijëve me probleme në zemër dhe nga këto 70 % duan operacion në muajt e parë."Agim Baçi ishte i ftuar në emisionin "100 Minuta" në Ora News. Shikoni videon