Zgjedhjet në Itali trondisin tregjet europiane

Vala politike romane ka tronditur të gjitha tregjet europiane që gjatë ditës së sotme janë hapur me humbje, e ndërsa rezultatit i zgjedhjeve ka shkaktuar frikë se bllokimi politik do të vonojë reformat ekonomike.Bursa e italisë ra me 4.7%, ndërsa  bursa e  Londrës ka pasur një rënie 1,5%. Në frankfurt dhe Paris  është shënuar një rënie më shumë se 2%.Obligacionet e qeverisë italiane gjithashtu u rritën ndjeshëm, duke nënkuptuar se  tregjet janë më të kujdesshëm me kreditimet e Italisë.Por kriza politike Italiane ka tronditur edhe bursat në Azi. Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë, të  goditur nga shqetësimet se pasiguria në eurozonë mund të ulë kërkesën.Me të gjitha votat e numëruara  të zgjedhjeve  parlamentare të Italisë, blloku i qendrës së majtë fitoi dhomën e ulët me një diferencë të vogël, por nuk siguroi shumicën në senat.Frika është se ndarja në parlament do ti bëjë të vështirë planet për të ringjallur ekonominë dhe që mund të ngecë në Itali pas niveleve të larta të borxhit.Giuseppe Fontana, profesor i ekonomisë monetare të Biznesit në Leeds University School, tha se votuesit italianë i kanë  dërguar një "mesazh" rrënqethës për tregjet dhe politikë-bërësit. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në zonën e eurozonës dhe ka një pyetje në lidhje me politikat për të ndryshuar kursin  rreth masave të kursimit  dhe masave që do të jepnin stimuj për rritjen ekonomike.