Kerry nis turin nëpër Europë, viziton Londrën

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në Londër, në fillim të udhëtimit të parë zyrtar jashtë shtetit që nga marrja e postit më të lartë diplomatik të vendit në fillim të këtij muaji.Sekretari Kerry do të takohet sot me kryeministrin britanik Dvid Cameron dhe sekretarin e jashtëm William Hague para se vazhdojë udhëtimin për në Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.Departamenti i Shtetit thotë se Siria do të jetë një temë kryesore e diskutimit, kur sekretari Kerry të takohet me zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe me udhëheqjen e koalicionit opozitar sirian.Ndërsa në Berlin, zoti Kerry pritet të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Uashingtoni dhe Moska kanë qëndrime të kundërta mbi mënyrën se si të merren me Sirinë dhe marrëdhëniet dypalëshe janë ftohur për shkak të planeve amerikane për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë.