Ligji Italian dhe koalicionet e mundshme

Në Italinë e pas zgjedhjeve pyetja që ngrihet është se kush do të jetë kryeministër.  I majti Bersani, apo ish-kryeministri Berluskoni??Evropa shpreson për një qeveri të qëndrueshme por kjo duket e vështirë pasi edhe ligji elektoral në Itali  është i çuditshëm, një ligj shumë i komplikuar.Thuajse askush nuk e kupton me të parën ndarjen e vendeve në të dyja dhomat e Parlamentit. Në Dhomën e deputetëve është partia më e fortë ajo që merr automatikisht shumicën absolute të vendeve, edhe kur ajo merr vetëm 30 % të votave. Në Senat votat ndahen në bazë të listave rajonale vendimtare për koalicionet për të qeverisur është të fitojë sa më shumë vende në Senat.  Tashmë  ekzistojnë skenare të shumta për aleancat dhe marrëveshjet në Senat që do të siguronin një shumicë minimale.Ndërsa deri dje flitej për një koalicion të mundshëm mes bllokut të majtë të Bresanit dhe atij të Mario Montit, rezultati zhgënjyes i këtij të fundit tregoi se tani gjithçka ka ngelur në dorën e lëvizjes 5 Yjet e Peppe Grillos që ka arritur një fitore spektakolare.Teorikisht, aleati i tij duhet të jetë Partia Demokratike e Bersanit, por praktikisht ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i kësaj partie, që deri tani është njohur nëpër mitingjet e mëdha dhe në rrjetet sociale. Një forcë politike që mbledh rreth vetes të pakënaqurit, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.