Sekretari amerikan i shtetit Kerry vizitë në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2013, 07:25
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Berlin për bisedime me homologun e tij gjerman Guido Westerwelle dhe atë rus Sergei Lavrov.Kerry mbërriti në Gjermani vonë të hënën mbrëma nga Londra, ku bisedimet e tij me zyrtarët britanikë u përqëndruan kryesisht mbi Iranin dhe Sirinë.Në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Jashtëm britanik Uilliam Hagë, sekretari Kerry dërgoi një mesazh për qeveritë e Iranit dhe Sirisë që ato do të duhet të përqafojnë ndryshimin apo të vuajnë pasojat.Sekretari Kerry i kujtoi Iranit se SHBA nuk do të lejojë që Teherani të ketë armë bërthamore, dhe paralajmëroi se koha për diplomaci po mbaron.