Zgjedhjet në Itali, ja koalicionet politike
Italia po zgjedh. Kush do të futet në Palazzo Chigi si kryeministër? I majti Bersani? Apo ish-kryeministri Berluskoni? Evropa shpreson për një qeveri të qëndrueshme por kjo duket e vështirë.Ligji elektoral mban në Itali një emër të çuditshëm Porcellum, një ligj shumë i komplikuar.Thuajse askush nuk e kupton me të parën ndarjen e vendeve në të dyja dhomat e Parlamentit. Në Dhomën e deputetëve është partia më e fortë ajo që merr automatikisht shumicën absolute të vendeve, edhe kur ajo merr vetëm 30 % të votave. Në Senat votat ndahen nëbazë të listave rajonale.Nëse në Senat krijohet një tjetër shumicë politike nga ajo në Dhomën e Deputetëve, kryeministri i ardhshëm duhet t'i hyjë një koalicioni me shumë parti të vogla.Meqenëse në Parlament përfaqësohen deri 20 parti, ajo që rezulton është vetëm një aleancë e lëkundur. Varianti më i mundshëm, pas anketimeve të fundit është që Pier Luigi Bersani pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës dhe së hënës me një listë partish të majta të duhet të hyjë në koalicion me listën e re të kryeministrit të deritashëm, Mario Monti.Një aleancë e tillë nuk do të mbajë më shumë se gjashtë ose 12 muaj thonë ekspertët. Një qeveri e qëndrueshme ashtu si e dëshirojnë atë BE dhe tregjet financiare kjo nuk do të ishte.Ndryshe nga të tjerët është Bepe Grillo. Ai po feston suksese të mëdha me lëvizjen e tij të protestës "5 yjet". Anketimet parashikojnë që ish-humoristi dhe aktori të marrë rreth 15 përqind të votave. Me këtë ai do të ishte forca e tretë politike pas socialdemokratit Bersani dhe konservatorit Silvio Berluskoni, por përpara kryeministrit teknokrat, Mario Monti.Me sharjet e tij me humor kundër establishmentit dhe premtimeve boshe, Grillo ka tërhequr dhjetëra mijëra vetë në sheshet e qyteteve italiane.