Rriten tensionet izraelito-palestineze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2013, 08:05
Rinisin përplasjet palestinezo-izraelite pas vdekjes së një palestinezi në një burg izraelit.Arafat Jaradat kishte vdekur të shtunën në burgun Megidon, në veri të Izraelit ndërsa palestinezët deklaruan se ai ka vdekur nga torturat.Izraelitët, megjithatë, thonë se është shumë herët për të përcaktohet saktë shkaku i vdekjes.Vdekja e tij shkaktoi përleshje gjatë të dielës në Bregun Perëndimor. Izraeli kërkoi nga autoritetet palestineze që të ndalojnë përshkallëzimin e protestave.Por një këshilltar i lartë i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, nuk dha ndonjë shenjë se autoritetet, të cilat ushtrojnë kontrolle të kufizuara në Bregun Perëndimor, do të bëjnë thirrje për qetësi, dhe fajësoi Izraelin për rritjen e tensioneve.