Senati pa mazhorancë, Dhoma e Ulët i përket Bersanit
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare Italia duket se është futur në rrugë qorre. Me të gjitha votat e numëruara, blloku i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersani ka marrë një fitore të ngushtë ndaj ish-Kryeministrit Silvio Berluskoni në Dhomën e Ulët, por ka dështuar të sigurojë shumicën në Senat.Kontrolli i dy dhomave është i nevojshëm për të qeverisur dhe një zyrtar i Berluskoni tha se zgjedhjet e reja duket se do të jenë të shpejta. Një lëvizje protestë e udhëhequr nga komediani Beppe Grillo duket se ka qënë një cunam në politikën italiane. Ndërkohë blloku i udhëhequr nga kryeministri aktual Mario Monti morri një shumicë të pakët rreth 10%.Rezultati i zgjedhjeve, i cili vjen në mes të një recesioni të thellë dhe masat shtrënguese të vështira, ishte aq afër se marzhi i fitores i dhënë në shifra të ministrisë së brendshme ishte më pak se 1% në të dyja dhomat e parlamentit."Është e qartë për të gjithë se kemi një situatë shumë delikate për vendin," tha kreu i qendrës së majtë Pier Luigi Bersani. Angelino Alfano nga partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ka thënë rezultati ishte i jashtëzakonshëm.Sipas ministrisë së brendshme blloku i qendrës së majtë ka marrë 29,54% të votave për dhomën e ulët, vetëm pak më shumë se 29,18% e bllokut të Berluskonit. Sa I përket Senatit partia PDL e Silvio Berlusconit, e cila ka siguruar 116 vende kundrejt 113 të koalicionit të qendrës së majtë, të kryesuar nga partia PD e Pier Luigi Bersanit.Në vend të tretë renditet lëvizja 5 Yjete komedianit Beppe Grillo, me 54 vende, ndërsa 18 vende i përkasin Mario Montit, ish-kryeministrit të dorëhequr dhjetorin e kaluar. Rezultati gati i barabartë mes dy koalicioneve, të majtët e Bersanit dhe të djathtët e Berluskonit, çon kështu në një lloj paralize në Senat. E si rrjedhojë del nevoja e krijimit të një aleance me lëvizjen Pesë Yjet, përndryshe rrezikohen zgjedhje të reja. Nga këto votime, ku morën pjesë 75% e personave me të drejtë vote, Italia doli shumë më e pastabilizuar, në të gjitha aspektet. Sipas Gianfranco Finit, i lidhur me një nga partitë e koalicionit të qendrës, ditë më të këqija do të vijnë.Dëshmi e kësaj është reagimi i tregjeve, që reaguan pozitivisht, kur dukej se po fitonte e majta, dhe ranë menjëherë më pas, kur faktikisht forcat politike nuk kanë shifrat e nevojshme për të qeverisur vendin.