Itali, vijojnë edhe sot votimet
Italianët do të votojnë edhe sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat shihen si vendimtare për përpjekjet e vendit për të vënë nën kontroll problemet ekonomike, si dhe për perspektivën e rimëkëmbjes së Eurozonës.Zgjedhjet do të mbahen sot seri në orën 15:00 e ndërsa rezultatet e para pritet të dalin në orët e mbrëmjes.Vlerësimet e kryera nga sondazhet përpara dy javësh, përpara se në vend të vendosej ndalimi i anketimeve, i kishin dhënë përparësi për fitore aleancës së qendrës së majtë të drejtuar nga Pier Luixhi Bersani.Mendohet se ai ndodhet me disa pikë përpara bllokut të qendrës së djathtë të drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Në zgjedhje garon gjithashtu dhe një koalicion i tretë i kryeministrit Mario Monti. Një përqindje të mirë të votave sipas sondazheve pritet të marrë edhe komediani popullor, Bepe grillo me lëvizjen e tij antikonformiste.Parlamentaret në Itali janë thirrur dy muaj përpara kohe, për shkak se qeveria e drejtuar nga Monti humbi mbështetjen e partisë së Berluskonit. Ato zhvillohen në një situatë ku recesioni i thellë dhe masat e kursimit kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në publik.E në të njëjtën kohë, zgjedhjet po vëzhgohen nga afër në Eurozonë, e cila është e interesuar për mbajtjen e zotimeve në të ardhmen nga autoritetet italiane për masat e kursimit.Rreth 47 milionë italianë me të drejtë vote janë thirrur të shprehin vullnetin e tyre për dy dhomat e parlamentit, atë të Deputetëve dhe Senatin. Sistemi elektoral bazohet mbi përfaqësimin proporcional e listat partiake.