Skandali me mishin, ministrat e BE-së takohen në Bruksel
Ministrat e Bashkimit Evropian të bujqësisë kanë vendosur të takohen në Bruksel për bisedime që pritet gjerësisht të përqëndrohen në skandalin e mishit të kalit në kontinent.Etiketimi i origjinës së mishit dhe gjurmueshmëria e produkteve do të jenë pjesë e agjendës.Skandali shpërtheu muajin e kaluar kur mishi i kalit u gjet në disa vakte produkte viçi në Britani të Madhe dhe Irlandë.Që atëherë, supermarketet në Evropë kanë tërhequr ushqimet e prekura. Sipas mediave ministrat do të përpiqen të dalin me masa për të trajtuar skandalin, por ka shumë mundësi që të mos arrihet një konsensus pasi ky është një problem evropian që kërkon një qasje të bashkërenduar.Ministri i Mjedisit në Britaninë e madhe Oëen Paterson tha të premten se ai do "të vazhdojë të këmbëngulë për një veprim të koordinuar të veprimit nëpër Evropë.Por një marrëveshje duket e vështirë, thonë korrespodentët e mediave ndërkombëtare. Italia u bashkua me listën e të shumtë të vendeve që kanë zbuluar mish kali në produktete e viçit.