“International Herald Tribune” ndryshon emrin

“International Herald Tribune” do të ndryshojë emrin në “The International New York Times”.Njoftimi i së hënës erdhi pasi pronari, “New York Times”, duket se do të përqëndrohet në markën e vet dhe do ta zgjerojë praninë jashtë shtetit.Ndryshimi i emrit bëhet zyrtar në vjeshtë.IHT u themelua në vitin 1887 si “The Paris Herald”, edicioni evropian i “The New York Herald”, duke u bërë gazeta që përzgjedhnin emigrantët amerikanë.Gazeta më pas u ble nga “The Washington Post” dhe “The New York Times” në vitin 1967 dhe u bë “International Herald Tribune”.Në vitin 2003, kompania New York Times u bë pronare e plotë e gazetës.Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë kjo te punonjësit e gazetës në Paris, gjysma e të cilëve janë subjekt i ligjit të francez të punës.