Lutja e fundit e Papa Benediktit

Papa Benedikti XVI do të mbajë sot lutjen përfundimtare Angelus nga dritarja e apartamentit të tij, me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.Papa 85-vjeçar do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, për arsye shëndetësore.Ndërkohë, mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan.Papa do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij, e para nga një papë në afro 600 vjet do të hyjë në fuqi në orën 20:00.Vatikani ka thënë se shpreson që një Papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve.