Përjashtohet moderatori i ‘Top Gear’ Jeremy Clarkson
54-vjeçari Jeremy Clarkson është pezulluar për atë që ai e quajti ‘kacafytje’ dhe ka konfirmuar që episodet e tjera të Top Gear nuk do të shfaqen.Është raportuar se edhe dy episode e fundit të serive nuk do të transmetohen.Një peticion në internet që i bën thirrje BBC-së për të rivendosur Jeremy-n, është firmosur nga 250 mijë vetë.Ky peticion filloi të martën më 10 mars nga një bloger politik, Guido Fawkes.Vetë Clarkson nuk ka dhënë një deklaratë, por është tallur në Twitter me filmat që mund të zëvendësojnë shoë-n e së dielës.Gazeta “The Sun”, në të cilën Clarkson është kolumnist, ka cituar një burim afër Jeremy-t që mohon se ky i fundit ka goditur njeri.BBC kishte njoftuar pezullimin e Clarkson nëpërmjet një deklarate ku thuhej : “Pas një zënke me producentin e BBC, Jeremy Clarkson pezullohet në pritje të një investigimi”.“Askush tjetër nuk është pezulluar. Top Gear nuk do të transmetohet këtë të dielë. BBC nuk do të komentojë më rreth kësaj ngjarjeje”.Korrespondentja e BBC, Lucy Manning, tha se disa burime kishin konfirmuar se prezantuesi ishte pezulluar pasi kishte goditur producentin.“Incidenti besohet të ketë ndodhur javës që kaloi, por u raportua të martën në BBC,” tha ajo.“Dy episodet e fundit të Top Gear nuk do të transmetohen”.Jeremy Clarkson, që e prezanton programin e makinave që nga viti 2002, mori paralajmërimin e fundit në majin e vitit të kaluar pasi kishte përdorur një fjalë raciste.