Cili është sekreti pas magjisë së ndryshimit të ngjyrës së kameleonit?

Njerëzit gjithmonë janë magjepsur nga ndryshimi i ngjyrës së kameleonëve për të trembur rivalët apo për të bërë konfuzë grabitqarët.Shkencëtarët thanë se ata kishin zbuluar mekanizmin e këtij fenomeni, dhe se rezultatet e investigimit të tyre i kishin lënë ata të shtangur.Në vend që të përdornin pigmented për të ndryshuar ngjyrën, nanokristalet që ndodhen në lëkurën e këtyre lizardëve ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës.“Ne jemi të surprizuar,” tha Michel Milinkonvitch për AFP, një biolog i Universitetit të Gjenevës.“Mendohej që ata ndryshonin ngjyrën e tyre nëpërmjet pigmentee. Ndërsa mekanizmi i vërtetë është krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me një proçes fizik,” shtoi ai.Ndryshimi i ngjyrës është më së shumti një proçes që ndodh tek kameleonët meshkuj.Ata e përdorin për t’u bërë më të shkëlqyeshëm për të tërhequr partneret e tyre, për të trembur ‘armiqtë’ dhe për të konfuzuar grabitqarët.Kameleoni i llojit ‘pantera’ i marrë në studim, mund ta ndryshojë ngjyrën e lëkurës nga jeshile në të verdhë ose portokalli, ndërsa nuancat blu kthehen në të bardha.Në pjesën më të madhe të kafshëve ngjyrë-ndryshues, pigmenti melaninë alternon shkëlqimin duke u shpërndarë ose duke u përqëndruar   brenda qelizave të quajtura melanofore, që ndryshon intensitetin e ngjyrës por jo ngjyrës.Ky është proçesi që për një kohë të gjatë është menduar si shkaktar i ndryshimit të ngjyrës së kameleonit, tha skuadra e studimit. Por doli se kjo teori ishte false.Analizat e lëkurës zbuluan se ndryshimi vjen si pasojë e nano-objekteve të quajtura kristalet fotonike që gjenden në shtresat qelizore të koduara iridofore, të cilat shtrihen nën qelizat e pigmentit të kameleonit.  Qelizat irodofore ndodhen edhe tek zvarranikët apo tek amfibët si bretkosa, duke i bërë ata të ndryshojnë shpesh ngjyrën mes jeshiles dhe blusë.Megjithatë, tek kameleonët, nano-kristalet e ndodhura brenda qelizave iridofore, ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës, thanë studiuesit në një deklaratë të tyre për AFP.“Kur kameleoni është i qetë, kristalet janë të organizuar në një rrjet të dendur dhe reflektojnë ngjyrën blu. Në të kundërt, kur ngacmohen, reflektohen ngjyra e verdhë ose e kuqe”.Ekipi përdori mikroskop optik për të zbuluar fenomenimin e ngjyrës, para dhe pas ngacmimit të kameleonit.Ata zbuluan gjithashtu se kameleoni ka një shtresë të dytë, më të thellë me qeliza iridofore.Këto qeliza përmbajnë kristale më të mëdha, që pasqyrojnë gjatësi vale infra të kuqe nga rrezet e forta të diellit.“Organizimi i qelizave iridofore në dy shtresa të mbivendosura përbën një risi evolucionare,” tha ekipi.“Kjo i lejon kameleonët të zhvendosen me shpejtësi, dhe të kamuflohen në një mënyrë spektakolare”.Ky studim u publikua në të përditshme Nature Communications.https://www.youtube.com/watch?v=YIRiCwHlUd8&feature=youtu.be