La Repubblica: Skandalet në Vatikan e çuan Papën të dorëhiqet

Skandalet seksuale, shantazhet si dhe gërshetimi i intrigave   brenda Vatikanit përbëjnë një nga mundësitë që mund të ketë çuar Papa Benedikti XVI të japë dorëheqjen shkruan gazeta  italiane La Repubblica.Gazeta duke cituar një burim anonim argumenton se Papa nuk ka mundur të përballojë gjithë peshën e skandalit dhe u detyrua të japë dorëheqjen, diçka që ndodh për herë të parë në Vatikan për 600 vjet.Sipas La Repubblica më 17 dhjetor 2012 Papës i është dhënë një raport gati 300 faqe që përmban një hartë të saktë të mashtrimit dhe protagonistët e saj në Vatikan.Tre kardinalë, duke përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret të Vatikanit, akuzohen për parregullsi financiare, nepotizëm  dhe korrupsion, dhe këto sipas gazetës janë të shkruara në dokumentet sekrete të Vatikanit."Këto dokumente ishin në zyrën e Benedikti të XVI prej shumë kohës," shkruan LA Repubblica, e cila thekson se zyra e shtypit  në Vatikanit nuk pranon të komentontojë mbi këtë raport.Raporti sekret gjithashtu i referohet transaksioneve të dyshimta janë bërë në Institutin për punë fetare, banka e Vatikanit  etj. Në të vërtetë, sipas Repubblica, Benedikti XVI mori informacion se kardinalët shkelin urdhrin e gjashtë dhe të shtatë të kishës.Por raporti zbulon edhe një rrjet të fshehtë homoseksual brenda Vatikanit,anëtarët e të cilit kanë organizuar takime seksuale në Romë dhe Vatikan!