SHBA, sulmohet nga hackers-at faqja e internetit të NBC

NBC.com, raporton se faqja e saj e internetit është prekur nga një sulm informatik.Kompania siguron se informacionet e përdoruesve nuk janë kompromentuar, megjithatë ekspertët e sigurisë kanë dyshime në lidhje me mundësinë se virusi, i cili ka prekur NBC-në, mund të ketë infektuar kompjuterët e vizitorëve të kësaj faqeje interneti.Vizituesve u këshillohet të mos kryejnë veprime financiare, përpara se të jenë siguruar për mos-prezencën e virusit në kompjuterin e tyre, duke kryer një skanim me programe antivirus.Ndërkohë, “Facebook Inc” ka bllokuar të gjithë përdoruesit nga aksesi në faqen e internetit NBC.com, pas raportimeve se ky website është infektuar nga një virus kompjuterik.Përdoruesve të Facebook u raportohet njoftimi “Ky link është raportuar si abuziv”, duke filluar nga e enjtja, në momentin kur përpiqen të hyjnë në faqen NBC.com.Lajmi për infektimin e kësaj faqeje u bë i ditur nga disa blogje sigurie, ndërsa zyrtarë të NBC-së nuk kanë komentuar ende mbi këtë ngjarje.