Kerri, vizita në Evropë dhe në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, nis të djelën një turne vizitash në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si kryediplomati amerikan.Ndërsa lufta civile në Siri ka përfshirë periferitë e Damaskut, takimet e caktuara të sekretarit Kerri në Evropë dhe në Lindjen e Mesme përfshinë ato me kundërshtarët e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad."Partnerët tanë evropianë po zgjerojnë embargon e armëve, ndërsa po japin më shumëm mbështetje për civilët" theksoi zëdhënsja e departamentit amerian të shtetit Viktoria Nuland.Sekretari Kerri nuk është i huaj për Sirinë. Ai kujtoi gjatë seancave të konfirmimit se si Presidenti Asad i kërkoi dikur ndihmë pikërisht atij.Por aleatja e vjetër e Asadit, Rusia po përpiqet tani për bisedime me opozitën. Sekretari Kerri ka në plan të takohet në Berlin me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili thotë se përparësia në Siri është dialogu.Lavrov tha se gjendja është duke ndryshuar dhe është me rëndësi që gatishmërisë së opozitës siriane për dialog qeveria t'i përgjigjet me konfirmimin se edhe ajo është gati.Sekretari amerikan i shtetit do të takohet me zyrtarët qeveritarë në Londër, Paris, Berlin, Rijad, Ankara, Kairo, Abu Dabi dhe Doha, si dhe me udhëheqësit e opozitës siriane në Romë.Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë më parë se kishin në plan të pëfshinin Jeruzalemin dhe Ramallahun në itinerarin e vizitave të sekretarit Kerri, por i lanë jashtë për shkak të bisedimeve që po zhvillohen mes politikanëve izraelitë për formimin e qeverisë së koalicionit.