Sulme me bombë në Indi, 11 të vdekur e 50 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 22:37
Sulmet me bomba në jug të Indisë kanë vrarë së paku 11 njerëz dhe kanë plagosur rreth 50 të tjerë.Ministria e Brendshme ka thënë se bombat kanë qenë të vendosura në motoçikleta dhe kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.Kryeministri Manmohan Singh i ka cilësuar shpërthimet si “sulme të poshtra” dhe është zotuar se autorët e tyre do të përballen me drejtësinë.Ai i ka bërë thirrje opinionit që të mbetet i qetë dhe të ruajë paqen.Qyteti ku kanë ndodhur sulmet quhet Hyderabad dhe ka rreth 6.8 milionë banorë.