Kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj: Nuk kam ambicie për të rikandiduar

Baftiar Zeqaj ka qetësuar debatin e fundit politik duke u tërhequr nga gara për një mandat tjetër në Bashkinë e Fierit.Baftiar Zeqaj: "Unë nuk kam parasysh modele, por kandidimi nuk është aspirata ime. Unë fola për programin për aspiratat dhe nuk është as projekt as inspiratë e imja. Projektet e mia sapo i theksova për deri në qershor".Teksa ka njoftuar konkretizimin e projekteve brenda një afati 6 mujor, kryebashkiaku i Fierit ka nënkuptuar se nuk ka zgjedhur të njëjtën rrugë si kolegi i tij pogradecar, ndërsa ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë deri në ditën që do zgjidhet pasuesi i ri.Baftiar Zeqo: " Do punojmë me dy plane në këtë 6 mujor. Në një plan integrojmë Fierin bashkë me komunat si një qytet tashmë të madh dhe në planin tjetër e integrojmë Fierin në rajon".Deklaratat kreu i Bashkisë së Fierit, Baftiar Zeqaj i bëri pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Janinës, Tomas Bengas, ku janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike si dhe është bërë gati një projekt për binjakëzimin e dy Bashkive.