ANEB: Irani po intensifikon punën për armët bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 22:27
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka thënë se Irani ka nisur instalimin e centrifugave më të avancuara në uzinën e tij kryesore për pasurim të uraniumit.Në raportin e ri të ANEB-it thuhet se centrifugat e tilla në Natanz i mundësojnë Iranit që të përshpejtojë akumulimin e materialit, që mund të përdoret për armë bërthamore.Raporti është publikuar vetëm pesë ditë para rifillimit të bisedimeve midis gjashtë fuqive të mëdha dhe Iranit, për programin e tij bërthamor.Përfaqësues të Republikës Islamike do të takojnë më 26 shkurt në Almati të Kazakistanit përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.Irani thotë se pasuron uranium për qëllime paqësore.