Tjetër masakër në Siri, 53 të vdekur nga sulmi me makinë-bombë

Bilanci tagjik i një masakre të re nga një makinë- bombë në kryeqytetin e Sirisë, Damask ka shënuar 53 persona të vdekur dhe 200 të tjerë të plagosur.Shpërthim i bombës së vendosur në makinë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në lagjen “Mazraa” te Damaskut, ku në afërsi të kësaj lagje sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut ndodhet selia e partisë në pushtet Baath.Mediat shtetërore raportojne se sulmi ka ardhur nga terroristët që luftojnë kundër presidentit Bashar al-Asad.Më parë agjencia e lajmeve Sana foli për "numrin e madh" të vdekjeve dhe të lënduarve civilë nga shpërthimi në lagjen Mazraa të kryeqytetit.Televizioni sirian ka transmetuar pamjet nga ngjarja dhe ka cituar se sulmi ka ndodhur në një nga zonat më të mbipopulluara të kryeqytetit.Sipas të njëjtit burim, shpërthimi ka qenë aq i madh, saqë janë dëmtuar rëndë makina të cilat gjendeshin rreth 300 metra larg nga vendi i shpërthimit.Aktivistët kanë raportuar të paktën dy shpërthime të tjera në qytet, të cilat kanë ndodhur pas atij në Mazraa, por për këto sulme nuk ka pasur informacione te metejshme.Akti i rëndë i dhunës vjen teksa Rusia dhe Liga Arabe deklarojnë se duan të ndërmjetësojnë në mënyrë direkte bisedimet pozitë-opozitë në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e cilësoi luftën si "një rrugë që nuk të shpie askund".Ndërkohë, Koalicioni Kombëtar Sirian, krahu i bashkuar opozitar, po zhvillon një samit dyditor në Egjipt për të diskutuar zgjidhjen e mundshme të situatës.Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 70 mijë persona kanë vdekur që nga nisja e protestave kundër presidentit Bashar al Assad në mars të vitit 2011.