Protesta kundër procesit zgjedhor në Armeni

Qindra përkrahës të opozitës protestuan sot në kryeqytetin armen, Jerevan, kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të së hënës, të cilat u fituan nga presidenti në detyrë Sarkisian Serzh.Të mërkurën, disa mijëra përkrahës të ish-Ministrit të Jashtëm Hovannisian Rafi, njëherit konkurrent i fortë i  Sarkisian, u mblodhën  në Sheshin e Lirisë në Jerevan për të kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve.Sarkisian u shpall fitues me 58,64 për qind të votave dhe Hovannisian ishte në vendin e dytë me 36,75 për qind.Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë deklaruan të martën se vota e presidentit ishte një përmirësim në zgjedhjet e fundit, por nuk kishte garë të vërtetë konkuruese.