Greqia prezanton sot pakon e reformave

Zyrtarët grekë pritet të bëjnë publike sot listën e reformave, me qëllim zgjatjen edhe për katër muaj të ndihmës ndërkombëtare.Sipas një marrëveshje të arritur me anëtarët e tjerë të Eurozonës mbrëmjen e 20 shkurtit, Athina e ka afat të fundit datën 23 shkurt që t’i paraqes propozimet e saj tek treshja evropiane, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian.Treshja evropiane do të vendosë nëse Greqia meriton që t’i zgjatet afati i ndihmës.Ministri grek, Nikos Pappas, tha të dielën se “Greqia do të godasë evazionin fiskal dhe do të modernizojë shërbimin e saj civil, në përpjekje për të siguruar paketën e ndihmës”.Qeveria gjatë dy ditëve ka punuar në një paketë të reformave, të cilën duhet t’ua paraqesë sot kreditorëve ndërkombëtarë Nëse reformat miratohen, Greqisë do t’i zgjatet për katër muaj koha e pagesës së borxheve.