Sarandë, grabiti 150 mijë lekë të pensioneve, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të ri për grabitje me armë. 18-vjeçari me iniciale A.Q banues në Kalasë të komunës Vergas dyshohet se rreth orës 08:30 në rrugën Kalasë-Tatzat, në vendin e quajtur Prroi i Groshtave, i maskuar dhe nen perdorimin e armes ka vjedhur 150.000 leke te reja te pensioneve te Komunes Vergo.Sipas policisë “lekët e pensioneve po transportoheshin per t’iu shpërndarë pensionisteve nga punonjesi i Postes, Sali Baba 52-vjeç banor i fshatit Vergo, i cili udhetonte me mjetin “Tojota” me targe AA 882 BL”.Në cilësinë e provës materiale të riut iu gjetën dhe sekuestruan nje gezhoje dhe gjithe shuma e lekeve te vjedhura, te cilat i dyshuari pas krimit i kishte fshehur ne nje vend te posaçem ne fshatin Kalase.Materialet i kaluan Prokurorise Sarande per vepren penale "vjedhje me arme ".Gjithashtu në ngarkim të punonjesit të Postës u referuan materiale për shpërdorim detyre, pasi ka dyshime se ka shkelur rregulloren e shperndarjes se lekëve.