Raporti i SOS Internacional, Shqipëria me shërbim shëndetësor negativ
Mes vendeve në zhvillim dhe vendeve ne gjendje lufte, edhe Shqipëria e disa vende të rajonit paraqesin risk për shëndetin popullatës.Sipas një raporti të International SOS publikuar edhe në Uashington Post paraqiten vendet në të gjithë botën ku shërbimi shëndetësor lë për të dëshiruar.Monitorimi i referohet përhapjes së infeksioneve, kushteve sanitare dhe gjendjes së shërbimit shëndetëor dhe të dhënat në këtë rast flasin për një risk të mesëm dhe të lartë për Bosnje Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Moldavinë.Ky raport shëndetësor ka qenë suprizues për Greqinë. Ky shtet shihet si një ndër destinacionet më të sigurta për udhëtarët.Ndërkohë për Shqipërinë pakënaqësitë për sistemin shëndetësor po vijnë nëpërmjet protestave të mjekëve.Të hënën ata kanë paralajmëruar protesta dhe kjo është një javë vendimtare se çfarë do të ndodh për testimin, sepse kjo është java e fundit. Më 28 shkurt dhe 1 mars bluzat e bardha i nënshtrohen testimit.