Uji i pijshëm në Korçë, hije dyshimi për ndotjen e tij nga mbetjet
Edhe pse prej 22 vitesh ekzistonte një studim për largimin e venddepozitimit të mbetjeve urbane brenda vijës së verdhë në Korçë, ai sërish gjendet aty, duke rrezikuar kështu të përzihet edhe me ujin e pijshëm për mijëra banorë.Që prej vitit 1993, ekspertë gjermanë që studiuan venddepozitimin e këtyre mbetejeve që gjendet mbi rezervat ujëmbledhëse të fshatit Turan, hartuan një raport ku saktësohej se të paktën deri në vitin 2005 këto mbetje duhej të ishin larguar prej aty, pasi përbënin rrezik për jetën dhe shëndetin e banorëve.Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet asgjë nuk është bërë dhe sot vetë korçarët nuk e dinë se çfarë konsumojnë pas rrjedhies së këtyre mbetjeve mbi rezervat ujore.Kryebashkiaku i Korçës në ato vite, Berti Kotmilo, tregon të vërtetat e atij raporti. Duke theksuar madje se kur dorëzoi detyrën la mbi tryezën e punës edhe një projekt për pyllëzimin e kësaj zone, ndërsa përcaktoi një tjetër vend për hedhjen e mbetjeve, projekte thjesht të mbetura në letër për më shumë se dy dekada.Sot Korça furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm falë një investimi të kryer nga qeveria gjermane nepermjet bankes KFW, por hijet e dyshimit për 20 vitet e shkuara ende mbeten prezent në çdo familje.