Flota e peshkimit jofunksionale, anijet të bllokuara në kalatë nuk kanë ku riparohen
Të bllokuara në kalatë, anijet dhe ekuipazhet ndëshkohen me një dëm ekonomik të konsiderueshëm, që prek të paktën 500 familje në Durrës. Kriza ka filluar të ndihet dhe në njësitë tregtare të peshkut, ndërsa restorantet furnizohen kryesisht nga basenet private artificiale të peshkut apo dhe nga importi.Durrës- Rreth 60 % e flotës së peshkimit në Durrës vazhdon te mbetetet e bllokuar në kalatat e portit si rezultat i mungesës së një kantieri për riparimin e anijeve.Janë rreth 500 familje në Durrës që i sigurojnë të ardhurat nga peshkimi.Të hënën pritet të mblidhen përfaqësi të Sindikatave të peshkimit nga i gjithë vendi për të diskutuar mbi politikën e taksave, që sipas tyre rrezikon t'i falimentojnë nese taksohen si biznes i madh.Kantieri i vetëm ku anijet e flotës së peshkimit mund të riparohen është Pashalimani, por kostot e larta ia pamundësojnë punën peshkatarëve, ndërsa në Durrës, kantieri ekzistues tashmë ka ndryshuar destinacion.Peshkatarët po përballen edhe konkurencën e fuqishme nga vendet fqinje që fusin në tregun shqiptar peshk importi.