Testimi i mjekëve, PD: Qeveria kërkon të fshehë problemet e shëndetësisë

Testimi për mjekët, Partia Demokratike e cilëson si përpjekje të qeverisë për të fshehur problemet e thella që përballet shëndetësisa sot.Tritan Shehu : “Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të panevojshme mjek-pacient për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të këtij sistemi që kjo qeveri po i shton çdo ditë. Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij testimi arbitrar, të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e sistemit shëndetësor”.Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha se qeveria po tenton që personelin shëndetësor  ta mbajë të heshtur dhe të terrorizuar,  në mënyrë që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste.