Protesta për enegjinë, 600 banorë të godinave të Institutit kundër OSHEE

Banorët e 8 godinave të studentëve në Institutin Bujqësor në Kamëz kanë protestuar për të katërtën ditë rradhazi, për mungesën e energjisë elektrike.Banorët, nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre për të përshkallëzuar protestat, nëse nuk ndalen dënimet kolektive nga OSHEE.Zgjidhja që ata kërkojnë është pajisja me matësa për çdo familje.Banor 1: “ Të vendosen sahatët tek dera e çdo familje dhe sa të shpenzoj unë e paguaj. Por jo të na futin në koperativë bujqësore pas 20 v iteve dem okraci në Shqipëri. Kanë vendosur një matës të përbashkët, unë kam një dhomë ai tjetri ka tre dhoma. Unë nuk kam as frigorifer, as lavatriçe dhe as sobë me korent”.Banor 2: “ Ne kërkojmë sahatë për individ, librezat dhe kërkojmë që të vijë shteti dhe të marrë lekët. Ne kërkojmë vetëm të vinë të marrin lekët,por të vendosin sahatët. Kemi dy javë pa drita”.Protestës i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Myqerem Tafaj, i cili i ka bërë thirrje OSHEE-së të ulet me banorët e ti japë zgjidhje kësaj situate, që sipas tij cënon të drejtat themelore.Myqerem Tafaj: “ Askush nuk i dëgjon. As qeveria, as kompania e Shpërndarjes së Energjisë dhe po protestojnë për një të drejtë elementare, për kushtin elementar të jetesës, për ndriçim. Ti dënosh në mënyrë kolektive, ti lësh pa drita kjo nuk është zgjidhja. As dhuna policore nuk është zgjidhja. Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe kompanisë të ulet me banorët dhe të gjejë një zgjidhje. Ata kanë një kërkesë shumë të thjeshtë: Të paguajnë aq energji sa harxhojnë”.Ndryshe nga një ditë më parë, protesta ka vazhduar e qetë, pa konfrontime me policinë, megjithëse nervozizmi nuk ka munguar.Edhe pse në dhjetor të vitit 2013, banorëve të Institutit iu janë fshirë detyrimet e prapambtura të energjisë elektrike, përsëri në banesat e tyre nuk ka energji, ndërsa vlera totale e debisë që banorët i detyrohen OSHEE shkon në 142 mln lekë, e llogaritur nga 2014 e në vazhdim.