Cameron: Masakra në Indi, turp i Britanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 13:05
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka vendosur kurora me lule pranë memorialit të masakrës së vitit 1919 në Indi, në të cilën forcat britanike kanë vrarë qindra indianë.Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik bën një xhest të tillë në qytetin Amritsar.“Kjo ishte një ngjarje shumë e turpshme për historinë e Britanisë”, ka shkruar Cameron në librin e kujtimeve.Mbretëresha Elizabeth ka vizituar memorialin Jallianwala Bagh në vitin 1997.Sundimi britanik në këtë rajon ka marrë fund më 1947.