Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh në aeroport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 13:03
Plotë 10 kg diamantë janë vjedhur në pistën e aeroportit të Zaventemit, në Bruksel, bëjnë të ditur mediat belge.Tetë grabitës të pajisur me armë automatike dhe rreze laze me anë dy automjeteve kanë hyrë në aeroport teksa rojet po ngarkonin gurët e çmuar, që kapin vlerën e 350 milionë eurove që do të niseshin për në Zvicër.Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë pasi kanë shkatërruar një derë sigurie.Gjatë sulmit nuk janë përdorur armët e zjarrit dhe nuk ka pasur të lënduar. Sipas mediave belge një nga dy automjetet e përdorura për grabitjen është gjetur i djegur më vonë nga policia lokale, jo shumë larg aeroportit.