Itali, humor me politikanët në televizion

Deri më tani kandidatët kryesorë në Itali për zgjedhjet parlamentare të 24-25 shkurt nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bien dakord se kur dhe si për të mbajtur një debat televiziv për ti dhënë elektoratit një shans për të vlerësuar politikat e tyre.Por duket se dikush ka arritur ti bëjë ata të tre në një shfaqje në formën e kukullave një nga programet më të njohura satirike të vendit."Gli Sgommati" është versioni italian i marrë nga shoë britanik, një program i prodhuar nga Palomar për Sky Uno. Dhe drejtori i emisionit Pietro Iona  thotë se ndërsa varësia e zgjedhjeve është një nga problemet"Ne sigurisht kemi shumë  materiale  sepse ajo që thonë politikanët shpesh është pa kuptim dhe ju mund të shihni edhe në këtë moment, unë do të thoja  Papa sapo ka thënë se ai do të japë dorëheqjen," tha Iona theksuar ngjarjet e çuditshme  që janë duke  ndodhur  në Italinë në këtë moment.Të gjithë lojtarët kryesorë janë parë në shfaqje. Sigurisht që ish-kryeministri Silvio Berluskoni ka në gjithë shfaqjen  lavdinë e tij,  e ndërsa bashkë me kryeministrin në largim Mario  Monti, është kandidati i  qendrës së majtë Pier Luigi Bersani  si dhe komedian i kthyer politikan Beppe Grillo."Berluskoni është një aktor i shkëlqyer i teatrit absurd. Me atë si një aktor ne gjithmonë përpiqemi për të theksuar atë që është më absurde e  asaj që ai është duke thënë. Pastaj ka karaktere si Bersani që janëe kundërta e plotë e  Berluskoni , dhe ne përpiqemi të theksojmë  ngathtësinë, vështirësinë  në komunikimin e tij dhe pasigurinë j," thotë  Iona.Politikanët italianë po vazhdojnë  fushatat e tyre në ditët e fundit para zgjedhjeve dhe ndërkohë që sondazhet thonë se  27.7 për qind e italianëve  janë ende të pavendosur se për kë do të votojnë.