Hap zjarr ndaj kalimtarëve, 4 të vdekur në SHBA
Nuk kanë fund ngjarjet e renda me arme zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bilanci i masarakrës së re janë 4 persona, tre kalimtarë dhe vetë autori i cili është vetëvrarë.Ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Tustinit, në periferi të Los Anxhelosit, ku sipas të dhënave të para policia mori një sinjalizim për vjedhjen e një makine.Megjithatë, ndërsa forcat e rendit po përpiqeshin ta lokalizonin, pa tentuar që të largohej apo fshihej, grabitësi qëlloi pa arsye mbi një kalimtare, duke e lënë të vdekur në vend.Pak më pas, ai qëlloi dy persona të tjerë, me një çifte të përdorur për gjueti, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin, të cilët aktualisht janë në gjendje kritike për jetën në një spital të zonës.Në vazhdim, i dyshuari u fut në një rrugë kombëtare, buzë të cilës qëlloi një tjetër kalimtar për vdekje, edhe në këtë rast pa asnjë motiv të dukshëm.Pasi policia arriti ta lokalizonte dhe ta ndiqte me helikopterë, disa minuta më pas, vrasësi vendosi që t'i merrte jetën vetes me një plumb të vetëm në kokë.Ende nuk është i qartë identiteti i vrasësit, motivet e tij dhe nëse ishte nën efektin e substancave narkotike gjatë masakrës.Kjo ngjarje tronditëse vjen në një moment në të cilin në SHBA po debatohet mbi dobinë e aprovimit të një ligji apo moratoriumi për kufizimin ose ndalimin e shitjes së armëve, pasi një seri ngjarjesh të ngjashme kanë tronditur opinionin publik së fundmi.