Kerry do vizitojë Evropën dhe Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të vizitojë Evropën dhe Lindjen e Mesme, për të diskutuar çështjet rajonale dhe mbi Sirinë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si diplomat i lartë amerikan.Departamenti i Shtetit thotë se sekretari Kerry ka në plan të vizitojë 9 vende; Britani, Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Udhëtimi fillon nga e diela 26 shkurt deri më 6 mars.Në Paris, Kerri pritet të diskutojë mbi Malin; në Romë do të marrë pjesë në takimet shumëpalëshe mbi Sirinë dhe do të takohet me udhëheqjen e koalicionit opozitar sirian.Në Kajro, sekretari Kerry do të takohet me udhëheqësit politikë, të biznesit dhe shoqërisë civile, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Al-Araby.John Kerry mori zyrtarisht postin e sekretarit të shtetit në fillim të këtij muaji, duke zëvendësuar Hillari Klinton, e cila e mbajti këtë post katër vjet.