Rusia, platformë për bisedimet në Siri?!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavorv, ka thënë se vendi i tij vazhdon të jetë i gatshëm të veprojë si platformë për bisedimet midis Qeverisë së Sirisë dhe opozitës.Ai i ka bërë këto komente pas sesionit të parë të Forumit Ruso-Arab në Moskë.Ai ka thënë se Rusia dhe vendet arabe janë duke punuar për të sjellë të dyja palët në Siri në tavolinën e bisedimeve dhe ka thënë se është e rëndësishme që fraksionet të mos i kushtëzojnë ato.Lavrov po ashtu ka theksuar nevojën për “një rol kryesor” të Ligës Arabe në zgjidhjen e krizës në Siri.Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, ka qenë i pranishëm në forumin në Moskë dhe ka thënë se ndikimi i Rusisë në Qeverinë siriane është kyç për ndërmjetësimin e zgjidhjes në Siri.Moska njihet si aleat i fuqishëm i Damaskut.Konflikti në Siri ka nisur që në mars të vitit 2011. Forcat e regjimit kanë shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike në vend.Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.