SHBA: Jo spekullime për vdekjen e fëmijës rus të birësuar
Zëdhënësja e qeverisë amerikane e ka quajtur vdekjen e fëmijës rus të birësuar, Max Shatto një "tragjedi të tmerrshme", por theksoi se nuk duhet të spekulohet në lidhje me shkakun e vdekjes përpara se policia të ketë përfunduar hetimin.Në një konferencë për shtyp të martën, zëdhënësja Viktoria Nuland tha se Departamenti amerikan i Shtetit ka qenë në kontakt me diplomatët rusë si në Houston dhe në Uashington për të lehtësuar komunikimin e tyre me autoritetet shtetërore dhe lokale në Teksas.Zëdhënësja Nuland tha se Shtetet e Bashkuara e marrin shumë seriozisht mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht të atyre që janë birësuar nga vendet e tjera. Zëdhënësja paralajmëroi se askush nuk duhet të bëjë supozime në lidhje me shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit rus të birësuar Max Shatto.